Programet e Studimit:
Kompanite Partnere:

Njoftime

NJOFTIM:

Për transferimin e studentëve brenda programeve të studimit në FASTIP

 

Me Vendim nr.50, datë 15.09.2017 "Për kriteret e transferimit të studentëve brenda programeve të studimit në FASTIP", në procevarbalin me nr. 95/2 Prot., i mbajtur me datë 29.09.2017 "Për shqyrtimin e dosjes së Lusenda Dautaj, senati në mbledhjen e datës 29.09.2017:

 

VENDOSI:

 

Transferimin e studentes Lusenda Dautaj nga programi i studimit Menaxhim i Hoteleri-Turizmit në programin e studimit Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

 

 

 

 

 

Kalendari Akademik 2017-2018

 

Publikohet kalendari i vitit të ri akademik 2017-2018⇒ shkarkoje këtu

 

 

 

Data e fillimit të vitit akademik 2017-2018


Mbështetur në Urdhrin e MAS, Nr.418, datë 20.09.2017, "Për caktimin e datës së fillimit të vitit akademik 2017-2018 në Institucionet e Arsimit të Lartë", vëmë në dijeni studentët e regjistruar në FASTIP se vitin e parë 

akademik do ta fillojnë në datën 16 tetor 2017, ora 09:00.


 

 

 

Mbrojtja e Temës së Diplomës

 

Njoftojmë studentët e departamenti Menaxhim i Bankave që përfunduan vitin e tretë se temën e diplomës do ta mbrojnë në datën 27 shtator 2017.


Ndërkohë, studentët e departamenteve: Menaxhim i Hoteleri-Turizmit dhe Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, mbrojtjen e temës së diplomës do ta zhvillojnë më datë 28 shtator 2017.


Suksese!

 

 

 

 

Universiteti i Durrësit, Universitet i akredituar

 

Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës, akreditohet në nivel institucional me Vendim nr.10, datë 07.04.2017 të Bordit të Akreditimit.

 

- Vendimi i Bordit të Akreditimit

 

- Certifikata e Akreditimit

 

 

 

 

31 korrik 2017 - 11 gusht 2017

 

Njoftojmë të gjithë studentët e vitit të dytë që aktualisht janë në fazën teorike duke marrë dijen akademike pranë FASTIP, se pas përfundimit të modulit "Menaxhim i Burimeve Njerëzore" (17-28 korrik 2017), në periudhën dy-javore (31 korrik 2017 deri më 11 gusht 2017 ) do të jenë pushim.  Mësimi rifillon më datë 14 gusht 2017.

 

Pushime të mbara!


 

 

 

PËR MATURANTËT!

Njoftojmë dhe ftojmë të gjithë maturantët që duan të përzgjedhin FASTIP si preferencë tyren të klikojnë në rubrikë"Pranimi i Studenteve" për t'u njohur me të rejat mbi konkursin e pranimit për vitin e ri akademik 2017-2018.

 

 

 

NJOFTIM

BËJMË TË DITUR ÇDO TË INTERESUAR PËR T'U NJOHUR ME TË REJAT NË FAQEN ZYRTARE TË FASTIP SE KY WEBSITE ËSHTË TASHMË I AKSESUESHËM NGA TË GJITHË.


FALEMINDERIT!



 

 

Dita e parë e vitit akademik 2016-2017 në FASTIP

Sot filloi rruga e bukur e dijes universitare e studentëve të vitit të parë

fitues në degët e studimit të FASTIP.


Ata u mirëpritën me fjalën përshëndetëse të Dekanit të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën.

Pas njohjes me minirregulloren për studentët ata filluan modulin e parë me profesorin gjerman të ftuar

për të lektuar modulin Academic Writing.


I urojmë suskese të gjithë studentëve të FASTIP veçanërisht studentëve të vitit të parë që sapo nisën këtë rrugëtim të bukur

të arsimimit dual në fakultetin ku teoria dhe trajnimi profesional ndërthuren për t’u garantuar punësimin e sigurt.

      

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t'u shkarkuar:

 

 

 

 

NJOFTIM:

Shkarkoni ⇒ Kriteret e miratuara në Senatin Akademik

të Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës

për pranimin e studentëve në vitin akademik 2016-2017

për çdo fakultet dhe program studimi


 

 

 

NJOFTIM:

Shkarkoni këtu Vendimin nr. 13, Dt.12.04.2016 

të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve

 

 

 

 

 

NJOFTIM:

Shkarkoni  Faturën e Tarifës së Shkollimit 2015-2016


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mundesi Punesimi

news
  • Shkarkoni më poshtë Formularin për Personel Administrativ në FASTIP:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NJOFTIME
  • 05.10.2011

    Kalendari Akademik 2013-2014

    me shume
  • 05.10.2011

    Rregullorja e studimeve dhe provimeve

    me shume
WEBMAIL

E-Mail

Password