Programet e Studimit:
Kompanite Partnere:

Veprimtari e Publikime

 

 

 

 


 

  • FASTIP në Panairin “Ditët e orientimit të karrierës së maturanit”

Në datat 26-28 Maj 2016 Fakulteti i Studimeve të  Integruara me Praktikën (FASTIP) mori pjesë në Panairin "Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit" organizuar në ExpoCity Albania.


 

Në ceremoninë e hapjes së këtij panairi, përshëndeti Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj.Lindita Nikolla. Menjëherë pas fjalës përshëndetëse, znj.Ministre vijoi vizitën në stendat e gjithë institucioneve të Arsimit të Lartë Publik dhe Privat pjesëmarrës në Panair ndër të cilat edhe vizita në stendën e FASTIP-it.

 

Në vijim e deri në përmbyllje të panairit, FASTIP-i u promovua drejtpërdrejtë në maturantë të cilët vizituan Panairin për tre ditë me rradhë.

 

Stafi i përkushtuar informoi maturantët rreth çfarë ofron FASTIP-i, si funksionon ai, si mund të rekrutohesh në të dhe mbi avantazhet e të studiuarit në këtë institucion publik të arsimit të lartë ku teoria ndërthuret në raporte të barabarta me trajnimin profesional në kompani.

 

Shpërndarja e informacionit mbi FASTIP-in dhe promovimi i tij u realizua edhe nëpërmjet shpërndarjes së broshurave.

 

Nga pjesëmarrja në këtë panair u arrit të përfitohej promovimi i drejtpërdrejtë i fakultetit tonë në audiencën e duhur – në maturantë të cilët u orientuan mbi zgjedhjen e studimeve të larta dhe mund të themi që FASTIP do ishte zgjedhja më e mirë pasi maturanti fiton njëkohësisht dilpomën Bachelor (180 kredite) nga FASTIP dhe kontratën e punës nga kompania trajunuese.

 

 


 

 

 

 

  • Seminar me temë: "Mental Coaching; Sistemi MFT"

Më 15 Prill 2016, në mjediset e FASTIP u organizua një seminar me teknikun me vlera të padiskutueshme, me mbi 40 vjet eksperiencë, pionier të Wing Tsun në Itali, z.Dai Sifu Michael Fries. Tema e seminarit ishte "Mental Coaching; Sistemi MFT". Zoti Fries i prezantoi studentëve mënyra të kontrollit të emocioneve, vetkontrollin në situata kërcënuese, përmirësimin e ekuilibrit mendor gjatë aktiviteteve të përditshme dhe sidomos në mjediset e punës.


Sistemi MFT ka të bëjë me levizje, fleksibilitet dhe transparencë. Një bazë emocionale e qëndrueshme është një kusht i domosdoshëm për një bazë mentale të qëndrueshme.

 

Studentët vlerësuan aktivitetin dhe shprehën mirënjohjen për risinë e tematikës në kuadër të formimit të tyre profesional.

    

 

 

 

 

 

 

 

  • Konkursi “Sikur të ishim bankierë"

Një tjetër aktivitet me rëndësi u organizua në FASTIP në kuadër të eventit "Java e Parasë" e cila është një festë mbarëbotërore e parasë që ka për qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve dhe jo vetëm për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht.


Në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB) aktiviteti në FASTIP konsistoi në një konkurs me prezantime të studentëve të cilët të ndarë në grupe pune paraqitën përpara një jurie një pune kërkimore mbi një temë të caktuar lidhur me paranë. Projekti më i mirë i cili edhe u shpall fitues nga juria ishte ai i grupit të studentëve Ledian Zerba, Iden Memaga dhe Indri Demirneli me temë: "Paketa Tsunami".


Duke falenderuar Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB) dhe duke uruar në të tjera raste bashkëpunimi u mbyll ky event i cili u zhvillua në FASTIP ditën e premte të datës 18 Mars 2016.

  

 

 

 

 

 

 

  • Workshop: UN and Vodafone Albania

“HeForShe:UN Women Solidarity Movement for Gender Equality” Internship Program 2016


Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) më datë 11 Mars 2016 përreth dy orë në kuadër të mbështetjes së Vodafone

ndaj nismës globale të Kombeve të Bashkuara, HeForShe, u zhvillua seminari që synon barazinë gjinore dhe forcimin e rolit të gruas.


Siç edhe shkruhet edhe në faqen zyrtare në Facebook të UN Women Albania: “Respektimi i të drejtave, mosdiskriminimi dhe shmangia nga paragjykimet ishin në qendër të prezantimit ku studentët diskutuan se si mund të bëhen aktorë dhe faktorë në arritjen e barazisë gjinore në çdo aspekt të jetës".  

  

*Fotot nga UN Women Albania

 

 

 

 

  • Ceremonia e Diplomimit Nëntor 2015

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP), diplomoi me suskes brezin më të ri të studentëve, arritjen e të cilëve e kurorëzoi në një ceremoni të mbajtur në ambjentet e Kompleksit "Harmonia Hotels-Group" ditën e premte të 6 Nëntorit 2015.

 

Këtë ceremoni e nderoi me pjesëmarrjen e saj, Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj.Nora Malaj. Menjëhere pas hapjes zyrtare të eventit me himnin tone kombëtar, Rektori i Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës, Prof.Dr. Mit'hat Mema mori fjalën për të përshëndetur të pranishmit e në veçanti diplomantët të cilët edhe për pak minuta do të fitonin statusin e kolegut dhe të nëpunësit pranë kompanive ku janë trajnuar.

 

Diplomantët u përshëndetën edhe nga Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj.Nora Malaj e cila i uroi për arritjen e tyre dhe këtë finalizim të bukur të tre viteve në FASTIP por edhe i nxiti që rruga e tyre akademike dhe profesionale të mos ndalej këtu.

 

Një tjetër përshëndetje erdhi për të diplomuarit nga Drejtori i përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), z.Seyhan Pencabligil i cili nuk e ka kursyer aspak mbështetjen ndaj studentëve të programit Menaxhim i Bankave në FASTIP duke u garantuar atyre në tre vite kryerjen e trajnimit praktik dhe në përfundim të tyre nënshkrimin e kontratës së punës pranë BKT-së, partnerit kryesor me Fakultetin tonë.

 

Në përmbyllje të ceremonisë, gjatë apelit të të diplomuarve nga Dekani i Fakultetit tonë, Doc.Vladimir Muka filloi shpërndarja e diplomave, moment i shumëpritur ky nga diplomantët të cilëve do t'u mbetet mend gjatë në kujtesë.

 

URIME NË RRUGËN TUAJ DIPLOMANTË TË FASTIP!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  • FASTIP në Panairin e Profesionistëve "GO PRO"

                                                            

 

 

 

 

 

 

Në datat 28-31 Maj 2015 FASTIP-i mori pjesë në Panairin e Profesionistëve "GO PRO" organizuar në Expo City Albania.

 

Në ceremoninë e hapjes së këtij panairi, përshëndetën Drejtori i Përgjithshëm i Expo City Albania, z.Ylli Sula, Zv.ministri i Arsimit dhe Sportit, z.Arbjan Mazniku dhe kreu i Biznes Albania, z.Luan Bregasi të cilët vizituan pjesëmarrësit në panair ndër to edhe FASTIP-in.

 

Në vizitën e kryeministrit, z.Edi Rama dhe Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj.Lindita Nikolla, Dekani i FASTIP-it, shprehu mirënjohjen ndaj kësaj vizite dhe u bëri të njohur shkurtimisht ecurinë e veprimtarisë së FASTIP-it.

 

Në sallën e konferencave të këtij panairi, FASTIP-i prezantoi filozofinë e tij të funksionimit dhe ecurinë e deritanishme ku ndër të tjera u theksua fakti që FASTIP-i përgatit profesionistë të së ardhmes duke kombinuar dijet shkencore me trajnimin praktik drejtpërdrejtë në sipërmarrje.

 

Stafi i FASTIP-it mori pjesë dhe ndoqi konferencën e datës 30 Maj 2015 të mbajtur nga Ministira e Arsimit dhe Sportit në lidhje me Ligjin e ri të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

 

Në vijim e deri në përmbyllje të panairit, FASTIP-i u promovua në vizitorë të shumtë të cilët edhe u informuan rreth asaj çfarë ofron FASTIP-i, si funksionon ai, si mund të rekrutohesh në të dhe mbi avantazhet e të studiuarit në këtë institucion publik të arsimit të lartë, informacion ky i shpërndarë edhe me anë të broshurave. Nga pjesëmarrja në këtë panair u arrit të përfitohej lidhja e kontakteve me kompani të cilat shprehën disponueshmërinë e të qënit partner me fakultetin tonë.

  

 

 


 

 

 

 

  • Ceremonia e Diplomimit 2014

Fakulteti  Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) organizoi dje më datë 29 Tetor 2014 ora 1700 në Kompleksin "Harmonia Hotels Group" Ceremoninë e Diplomimit të studentëve të viti akademik 2013-2014.

 

Kjo ceremoni u nderua nga prania e Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj.Lindita Nikolla, Drejtori i Bankës Kombëtare Tregtare, z.Seyhan Pencabligil, përfaqësues të pushtetit vendore e lokal dhe titullare të kompanive të tjera partnere me FASTIP.

 

Në këtë ditë të shënuar studentët përveç diplomës morën në duar edhe kontratën e punës pranë këtyre kompanive partnere sipas traditës 4 vjeçare të këtij Fakulteti.

 

Në fjalën e saj përshëndetëse Ministrja duke uruar diplomantët për kurorëzimin e studimeve në këtë fakultet me model të vecantë studimi, risi në Arsimin e Lartë Publik Shqiptar shprehu falenderimin për kompanitë partnere me FASTIP-in të cilat  kanë trajnuar dhe mbështetur financiarisht studentët gjatë tre viteve duke i dhënë në përfundim të studimeve edhe kontratën e punës si punonjës të këtyre kompanive.  

 

Drejtori i Bankës Kombëtare Tregtare, partnerit kryesor të FASTIP-it, z.Seyhan Pencabligil, ,gjithashtu përshëndeti diplomantët dhe uroi në jetëgjatësinë dhe zgjerimin e këtij modeli të studimeve duale edhe në Tiranë apo më gjerë në Shqipëri.

 

Gjthashtu në këtë takim përshëndeti të diplomuarit Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof.Dr. Mit’hat Mema. Në përfundim të ceremonisë, Dekani i Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) bëri apelin e të diplomuarve dhe diplomantët morën në duar diplomat e tyre të dorëzuara nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Drejtori i Bankës Kombëtare Tregtare dhe Rektori i Universiteti “Aleksandër Moisiu”.

   

 

 


 

 

 

 

 

  • Ambasadori gjerman në FASTIP

Sot me datë 25 Qershor 2014, ora 10.00, ambasadori gjerman në vendin tonë, Shkëlqesia e Tij, z.Hellmut Hoffmann, vizitoi Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP).


Në këtë takim, fjala e hapjes i takoi Rektorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof.Dr.Mit’hat Mema i cili pasi përshëndeti dhe i uroi mirëseardhjen ambasadorit gjerman, foli për rëndësinë e mbështetjen e pakursyer të palës gjermane përkundrejt Shqipërisë, Universitetit të Durrësit dhe FASTIP-it në veçanti si e para eksperiencë e sistemit dual të arsimimit në Shqipëri.


“Ju falenderoj për këtë pritje të ngrohtë dhe miqësore. Kam 10 muaj që jam ambasador i Gjermanisë në Shqipëri dhe sot është dita e parë e vizitave në qytete. Jam i gëzuar që e nis me qytetin e Durrësit dhe Universitetin e tij” - u shpreh ambasadori.


Biseda vijoi me përgëzime për marrjen e statusit kandidat, me sigurimin që mbështetja gjermane nuk do jetë e kursyer përkundrejt zhvillimit të vendit tonë sidomos në fushën e arsimit e cila është dhe fusha ku ambasadori kishte vënë re më tepër përpjekje zhvillimi.


Përshëndeti në këtë takim edhe profesori gjerman i ftuar në FASTIP-i, z.Martin Troche i cili pasqyroi në mënyrë të përmbledhur para ambasadorit eksperiencën e tij të mësimdhënies në FASTIP dhe përgëzimin që modeli FASTIP është i së njëtës linjë me sistemin dual në Gjermani.


Në fund të takimit, Rektori i Universitetit të Durrësit, i dorëzon miqësisht z.Hoffmann një dhuratë si simbolikë e takimit. Mes përgëzimesh, falenderimesh dhe premtimesh për përpjekje dhe punë për zhvillim të mëtejshëm të vendit, e vijueshmëri të bashkëpunimit gjermano-shqiptar mbyllet ky takim.

 

   

 

 

 

 

 

 

 

  • "Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë"

Nismës së datës 22 Nëntor 2013 për një Shqipëri të pastër iu bashkua edhe Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës. Jo vetëm studentë të FASTIP-it por edhe stafi administrativ i tij nuk ngurruan të bëhen shembull i mirë qytetarie për pastrimin vullnetar të ambjentit ku vet jetojmë. 


Mbledhja e papastërtive rreth e përqark zonës së Kampusit Universitar filloi që në orën nëntë të mëngjesit të së premtes.


Kjo iniciative u mbështet nga Rektori i Universiteti të Durrësit, Prof.Dr.Mit'hat Mema, Kryetari i Bashkisë, Z.Vangjush Dako dhe Prefekti, Z.Roland Xhelili.


Me urimin për vazhdimësinë e kësaj veprimtarie për mbajtjen pastër e pastrimin e Shqipërisë jo vetëm në një ditë por çdo ditë të jetës sonë u mbyll ky aktivitet.


 

  • Ceremonia e Diplomimit e brezit më të ri në FASTIP

Mes emocionesh të bukura, ditën e Mërkurë, datë 30 Tetor 2013, në ambjentet e Kompleksit Turistik "Harmonia Hotels-Group", 43 studentë të FASTIP-it morën në duar jo vetëm diplomën Bachelor por si asnjë diplomant tjetër edhe kontratën e punës nga kompanitë që i kanë mbështetur për tre vite me rradhë.

 

Patëm nderin që të kishim të pranishme në këtë ceremoni Zv/Ministren e Arsimit dhe Sportit, znj.Malaj, përfaqësues të qeverisjes lokale dhe titullarë të kompanive partnere me FASTIP-in dhe jo vetëm. Stafi akademik i Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës si dhe prindër e familjarë të studentëve mbushën sallën e ceremonisë në ditën e kurorëzimit të një prej ëndrrave më të mëdha të një studenti.

 

Ky event u hap me fjalën e mirëseardhjes për të pranishmit mbajtur nga Rektori i Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës, Prof.Dr.Mit'hat Mema dhe u ndoq nga fjalët përshëndetëse të të ftuarës speciale znj.Nora Malaj. Ceremonia vijoi me përshëndetje nga përfaqësues të dy prej kompanive më të mëdha partnere me FASTIP-in: ishin z.Abdurrahman Balkiz nga Banka Kombëtare Tregtare dhe znj.Lorena Metohu Ljarja përfaqësuese e Vodafone Albania që përshëndetën diplomantët e mes urimesh shprehën kënaqësinë e tyre për frutet e këtij bashkëpunimi të suksesshëm mes sektorit privat e një institucioni arsimor publik siç është FASTIP, ku teoria akademike me praktikën në kompanitë trajnuese ndërthuren më së miri.

 

Në këtë ditë të shënuar u diplomuan përkatësisht në drejtimin Menaxhim i Bankave 27 studentë, 11 në drejtimin Menaxhim i Hoteleri-Turizëm dhe 5 studentë në Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. 

 

Apeli i të diplomuarve u bë nga Dekani i FASTIP-it, Doc.Vladmir Muka.

 

Me të marrë në dorë diplomat dhe kontratat e punës, diplomantët hodhën në ajër kapelet duke përmbyllur kështu ceremoninë.

 

 

 

 

 

 

 

 

  • Diskutim i hapur në FASTIP (25 Mars 2013)

FASTIP-i përveç veçantisë së tij si një sistem dual arsimor, sjell të reja e veçanti edhe në mënyrën e mësimdhënies në auditore. Kontribut në këtë aspekt japin jo vetem profesorët e ftuar të huaj me eskperiencat e tyre në mësimdhënie por edhe ata vendas të cilët me mjaft mjeshtëri i drejtojnë studentët drejt dijes.

 

Rasti konkret më i mirë është pikërisht një diskutim i hapur në formën e një ore mësimore me moton: "Një pyetje një libër" që zhvilloi profesor, z.Sazan Guri me studentët e vitit të dytë të programit mësimor Menaxhim i Hoteleri-Turizmit dhe Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në modulin "Environmental Management".

 

Në mjedisin e bibliotekës së fakultetit, të mbledhur rreth një tavoline të "rrumbullakët" studentët përveçse drejtonin pyetje merrnin pjesë aktive në diskutime. Pyetjet dhe diskutimet u përqëndruan rreth temave të ndryshme të cilat lidhen me menaxhimin e mjedisit në ndërmarrje dhe më gjërë.

 

Më interesantja e kësaj ore mësimore ishte fakti që për çdo pyetje të drejtuar prej studentëve profesor z.Sazan Guri i dhuroi bibliotekës së fakultetit më shumë se një libër nga titujt e botuar prej vetë atij.

 

Titujt e librave të dhuruar janë:

  • "Ekologjia" (Bazat e formimit të saj),

  • "Karta Jeshile",

  • "Arkitektura Mjedisore",

  • "Diplomaci Mjedisi",

  • "Koha për Riciklim",

  • "Vendgroposja. Metodë Ekologjike e Trajtimit të Mbetjeve Urbane",

  • "Reduktimi, Ripërdorimi, Riciklimi-3R. Metoda Ekologjike të Trajtimit të Metjeve Urbane"

  • "Magjia e Ujit dhe Liqeni i Tiranës",

  • "Sedimentologjia dhe Stratigrafia Sizmike në UPA",

  • "Stratigrafia Sekuenciale",

  • "Psikologjia e Ushqyerjes",

  • "Psikologjia e Qenit",

  • "Protokolli Kombëtar i Planifikimit Familjar".

Një vlerësim dhe falenderim i veçante nga ana e dekanit të FASTIP-it drejtuar profesor z.Sazan Guri dhe certifikata "Miku i FASTIP-it" dhënë në shenjë mirënjohjeje mbylli këtë veprimtari.

 

Shpresojmë që ky aktivitet të shërbejë si një shembull i mirë edhe për të gjithë profesorët e tjerë.

 


 

 

 

 

 

 

  • Ceremonia e Diplomimit 2012

Këtë vit, brezi  i dytë i studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP), kurorëzoi me sukses finalizimin e tre viteve të bukura studimi.

                                                                                                                                        Kjo ceremoni, u mbajt në ambjentet e “Tropikal Resort” Plepa, Durrës, më datë 31 Tetor. Këtë event e nderuan me pjesëmarrjen e tyre autoritete të qeverisë vendore dhe titullare të bankave e bizneseve partnere të FASTIP-it, personalitete të botës akademike të Universitetit "Aleksandër Moisiu",Durrës e prindër të studentëve.. Studentëve iu dorëzuan diplomat nga Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu”,Durrës, Prof.Dr. Mit’hat Mema; Prefekti i Durrësit, z.Genc Alizoti; Drejtori i Përgjithshëm i BKT-së, z.Seyhan Pencapligil dhe Dekani i FASTIP-it, Doc.Vladimir Muka. Dhe me ritin e hedhjes së kapeleve në ajër, simbol i mbylljes së studimeve por jo i rrugës së dijes, përfundon kjo ceremoni.



 

 

                                                                                                                                                                                                                                                                   

  • "Work and Study",Edicioni II                                                                                                                                                                                                      Në datat 7-9 Tetor 2011, FASTIP-i merr pjesë në Edicionin II të panairit “Work and Study” të organizuar nga Dhoma  e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.

    Në këtë panair merrnin pjesë Universitete private Shqiptare, Universitete të huaja, Banka, agjensi të ndryshme punësimi dhe Kompani të ndryshme shërbimesh vendase dhe të huaja.     

    Në ceremoninë e hapjes ndër të tjerë personalitete, ishin të pranishëm Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, z.Ettore Sequi; Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, z.Nasip Naço; Zëvendës Ministrja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, znj.Nora Malaj.

    Edhe këtë edicion pjesëmarrja e FASTIP-it në këtë panair u mundësua falë mbështetjes së Dhomës së Tregtisë dhe  Industrisë, Tiranë, nën kujdesin e veçantë të kryetarit të kësaj Dhome, z.Nikolin Jaka. Në mbyllje të këtij panairi përveç promovimit të Fakultetit u arritën dhe rezultate konkrete bashkëpunimi. Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën ishte i vetmi Fakultet publik që mori pjesë në këtë aktivitet falë mbështetjes së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.                                                                                                                                                                                         

  • Ceremonia e Diplomimit e brezit të parë të studentëve                                                                                                                                                       Të martën më datë 13 shtator 2011, ora 18:00, në ambjentet e Tropikal Resort, Durrës, u mbajt ceremonia e diplomimit e brezit të parë të studentëve të FASTIP-it. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z.Myqerem Tafaj; Minstri i Teknologjisë dhe Inovacionit, z.Genc Pollo; përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, z.Harald Schindler, përfaqësues të GIZ, pushtetit vendor të Durrësit etj. Gjatë ceremonisë u nënshkruhan edhe kontratat e punës për të gjithë studentët që u diplomuan me Bankat ku ata kanë kryer praktikën profesionale, përkatësisht me BKT dhe Bankën Credins. Kontratat u ndanë personalisht nga Drejtori i Përgjithshëm i BKT-së, z.Seyhan Pencapligil dhe Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Credins, z.Artan Santo. Pozicionet e punës që u ofrohen studentëve në Bankë, bazohen në performancën e tyre akademike dhe praktike gjatë tre viteve të studimit.      

 

                                                                                                                

 

 

 

Publikime:

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NJOFTIME
  • 05.10.2011

    Kalendari Akademik 2013-2014

    me shume
  • 05.10.2011

    Rregullorja e studimeve dhe provimeve

    me shume
WEBMAIL

E-Mail

Password