Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NJOFTIME
  • 05.10.2011

    Kalendari Akademik 2013-2014

    me shume
  • 05.10.2011

    Rregullorja e studimeve dhe provimeve

    me shume
WEBMAIL

E-Mail

Password

Rreth FASTIP-it

Në rubrikën "Rreth Nesh" do të mund të gjeni një informacion më të detajuar në lidhje me fillesat e FASTIP-it, ecurinë e tij ndër vite, qëllimet për një vazhdimësi të suksesshme në të ardhmen, mënyrën e tij të organizimit dhe funksionimit mbi bazë ligjore. Të gjitha këto të përmbledhura në nën rubrikat e mëposhtme të cilat janë:

  • Historiku
  • Misioni dhe Vizioni,
  • Objektivat,
  • Organigrama,
  • Legjislacioni.

 

Historiku:

 

   u hap me VKM nr.827, datë 11.06.2008, "Për hapjen pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës të "Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) dhe për mënyrën e funksionimit në periudhën kalimtare". Si bazë për ngritjen e FASTIP-it është marrë përvoja më e mirë Gjermane e Akademive profesionale të Landit Baden-Würtemberg.

 

Karakteristikë thelbësore e këtij fakulteti është kombinimi i njohurive që merren në fakultet me përvojën e marrë nga praktika profesionale drejtpërdrejtë në kompani. 


Programi i studimit zgjat tre vjet. FASTIP-i ofron arsimimin akademik përkatës me module dy deri në tre javore të cilat zhvillohen kryesisht në gjuhën angleze nga profesorë të ftuar ndërkombëtarë.


Përsa i përket praktikës profesionale, ajo zbatohet në një plan të hartuar bashkarisht me kompanitë partnere dhe fakultetin.


Pas tre viteve studenti krahas diplomës Bachelor të lëshuar nga Universiteti i Durrësit fiton në të njëjtën kohë edhe përvojen praktike duke krijuar kështu një bazë të shkëlqyer për startin në jetën profesionale.


FASTIP-i financohet nga buxheti i shtetit. Kompanitë partnere kontribuojnë me një tarifë vjetore sponsorizimi për çdo student që mbështesin, të ardhura këto që shërbejnë për të kontraktuar në FASTIP profesorë të kualifikuar për një mësimdhënie bashkëkohore. Vetë studenti paguan thjesht tarifën e shkollimit si në çdo institucion tjetër të arsimit të lartë publik në Shqipëri.


Programet e studimit që FASTIP-i ofron janë:

1. Menaxhim i Bankave 

2. Menaxhim i Hoteleri-Turizmit

3. Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

 

FASTIP-i filloi vitin akademik me degën Menaxhim i Bankave në Tetor 2008.


 

 

Misioni dhe Vizioni:

Misioni i FASTIP-it

Në nenin 4 Statutit të FASTIP-it përcaktohet qartazi misioni i FASTIP-it i cili është:  “… të ofrojë arsimin universitar të integruar me praktikën profesionale, drejtëpërdrejt në sipërmarrje (arsimimi dual).

 

Këtë mision FASTIP-i e realizon nëpërmjet:

        - Formimit teoriko-shkencor të studentëve: Kjo arrihet duke ftuar profesorë të specializuar në fushat përkatëse të studimit.

 

 

- Trajnimit praktik të studentëve: Çdo student në FASTIP vazhdon të ketë status të dyfishtë: njëkohësisht edhe student edhe punonjës i një kompanie ku per tre vite me rradhë kryen trajnimin profesional.

 

- Përshtatjes së kërkesave të tregut të punës: Programet e studimit të FASTIP-it janë koherente me kërkesat e tregut të punës dhe me kurrikula fleksible.

 

- Partneritetit kombëtar dhe ndërkombëtar: Rrjeti i partnerëve vendas është i konsiderueshëm dhe në vijim pritet të jetë në rritje të dukshme. Po ashtu FASTIP-i është i hapur edhe ndaj bashkëpunimit me partnerë të huaj në kuadër të lidhjes së marrëveshjeve me kompani trajnuese sepse partneriteti ndërkombëtar në lidhje me zhvillimin e mësimdhënies është tashmëe i konsoliduar.


- Arsimimit të studentëve në gjuhën e huaj: Studentët e FASTIP-it e kanë dhe do të vazhdojnë të përdorin gjuhën angleze si gjuhë pune. Bashkë me diplomën Bachelor studentët e FASTIP-it fitojnë edhe aftësi të përdorin lirshëm në shfrytëzim literature apo në komunikim gjuhën angleze.

 

 

Vizioni i FASTIP-it  

Bazuar në misionin e FASTIP-it, fakulteti ka përcaktuar vizionin e tij që është përgatitja e profesionistëve të orientuar në praktikë në bashkëpunim me biznesin.

 

Vizioni i FASTIP-it nuk mbetet vetëm brenda kësaj kornize por zgjerohet në atë që ky fakultet dëshiron të prekë në një të ardhme të afërt që është: Studimet duale universitare të jenë të moderuara sipas standardeve dhe metodave më të avancuara të mësimdhënies e mësimnxënies, duke vjelur dituri të përgjithshme dhe zhvillim aftësish e shkathtësish profesionale nga modeli që vetë profesorët ftuar të huaj apo shqiptar ofrojnë për brezat e rinj në FASTIP.

 

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) gjithashtu është largpamës duke synuar edhe hapje horizontesh për studentët tanë në botën e zhvilluar. Kjo nënkupton bërjen e hapave të mëdhenj për të arrritur bashkëpunim arsimor me jashtë, binjakëzime apo lidhje marrëveshjesh bashkëpunimi në kuptim të këmbimit të përvojave të trajnimit praktik, këmbimit të studentëve dhe stafit nëpërmjet organizimit të shkollave verore dhe pjesëmarrjes së ndërsjellë të studentëve në këto shkolla që implementojnë sistemin dual të arsimimit.

 

 

 

Objektivat:

Objektivat e FASTIP-it

Mbështetur në misionin dhe vizionin e tij, FASTIP-i synon të arrijë këto objektiva:

Në fushën e programeve të studimit:

- Nga komunikimet e vazhdueshme me biznesin, nga partnerët tanë është sugjeruar që programi i studimeve “Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme që ofron FASTIP-i të fokusohet tek menxhimi i ndërmarrjeve në tërësi. Për rrjedhojë, FASTIP-i, synon që ky program studimi të riorganizohet në programin “Menaxhim i Sipërmarrjeve” mbështetur njëherazi edhe në përfundimim e një studim tregu të organizuar nga kompania konsulente GOPA.

-  Të ofrojë sistemin dual të arsimit universitar edhe në programet e ciklit të dytë të studimeve.

 

Në fushën e partneritetit:

- FASTIP-i synon të vendosë marrëdhënie me Institucione të huaja të Arsimit të Lartë të cilat implementojnë të njëjtin profil, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim shkëmbim përvoje akademike, bashkëpunim në procesin mësimor e kualifikim të personelit akademik.

- Të arrihet bashkëveprim ndërmjet kompanive partnere të huaja trajnuese dhe mbështetëse të arsimit dual duke zgjeruar kështu lidhjen e ndërsjelltë Kompani-FASTIP-Student edhe përtej kufijve të Republikës së Shqipërisë.

 

 

 

Organigrama: ⇒ Shkarko

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Legjislacioni:

1. Ligji Nr.80/2015, datë 22.07.2015 "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë".

 

2. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.827, datë 11.06.2008, "Për hapjen pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës, të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) dhe për mënyrën e funksionimit të tij në periudhën kalimtare".

- I ndryshuar 

 

3. Statuti i Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP), miratuar më datë 14.10.2010 në mbledhjen e Këshillit të Fakultetit.

 

4. Rregullorja e Studimeve dhe Provimeve e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën, Durrës, miratuar me Vendim të Këshillit të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën.

 

5. Minirregullore për studentët e FASTIP-it, miratuar nga Dekani i FASTIP-it më datë 20.10.2014 me dispozita të shkëputura nga Rregullorja e Studimeve dhe Provimeve e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP).