Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NJOFTIME
  • 05.10.2011

    Kalendari Akademik 2013-2014

    me shume
  • 05.10.2011

    Rregullorja e studimeve dhe provimeve

    me shume
WEBMAIL

E-Mail

Password

Dekanati

Dekanati është organ kolegjial ekzekutiv, që përbëhet nga:

 

Dekan                                                      Administrator

Doc.Vladimir MUKA                              Edlira Nova (Çollaku)

Kontakt:                                                    Kontakt: 

E-mail: v_muka@yahoo.com              E-mail: enova@fastip.edu.al

Tel./Fax:  +355 52224401                     Tel. +355 52224425

 

 

 

Dekanati kryesohet nga Dekani.


Funksionet kryesore të Dekanatit janë:


a. Harton planin e zhvillimit të institucionit dhe ia kalon për miratim Këshillit të Fakultetit;


b. Harton programin vjetor të veprimtarive të fakultetit si dhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit në Këshillin e Fakultetit;


c. Formulon kriteret për shpërndarjen e burimeve financiare, materiale dhe njerëzore;


d. Harton planin për investime, kontratat dhe marrëveshjet, që janë kompetencë e tij;


e. Paraqet rekomandime për projektet për programet e studimeve, të kërkimit shkencor dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre;


f. Zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga Senati Akademik, Këshilli i Administrimit dhe Këshilli i Fakultetit;


g. Harton dhe propozon projektbuxhetin për miratim;


h. Propozon strukturën e përgjithshme dhe numrin e personelit të institucionit për të gjitha nivelet;


i. Në përputhje me legjislacionin në fuqi merr masa për shpalljen e vendeve të lira të punës, organizimin e konkurseve dhe përzgjedhjen e kandidatëve.