Programet e Studimit:
Kompanite Partnere:

Kriteret e pranimit të studentëve në FASTIP

 

 

1. Mbështetur në Ligjin nr.80/2015 "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucione të Arsimit të Lartë në Shqipëri" çdo individ që ka mbaruar me sukses arsimin e mesëm ka të drejtë të vazhdojë studimet universitare.

 


2. Që të jesh student i FASTIP maturantët/kandidatët duhet që:

  • Të kenë mestaren e shkollës së mesme mbi (gjashtë);
  • Të kenë notën e anglishtes në provimet e Maturës Shtetërore mbi (gjashtë);
  • Të marrin pjesë në konkursin e pranimit (testim me shkrim në gjuhën angleze dhe intervistë punësimi) që e zhvillojnë kompanitë partnere me FASTIP.

 


Procesi i aplikimit online në portalin

U-ALBANIA


Informojmë të gjithë maturantët/kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në FASTIP, se nga data 30 korrik 2018 deri më datë 04 gusht 2018 duhet të kryejnë procesin e aplikimit online në portalin e aplikimit universitar U-ALBANIA ku ndër 10 preferenca i ftojmë të përzgjedhin degë që FASTIP-i ofron:

 

  • Menaxhim i Bankave (program në gjuhën angleze)
  • Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (program në gjuhën angleze)
  • Menaxhim i Hoteleri-Turizmit (program në gjuhën angleze)

 

Këtë proces kanë të drejtë ta kryejnë të gjithë ata maturantë/kandidatë që:

 

- janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm;

 

- plotësojnë kriterin e notës mesatare të pëcaktuar me VKM nr.216, datë 20.04.2018 (për maturantët e këtij viti shkolllor) dhe VKM përkatëse për vitet para 2018; 

 

- kanë notën e anglishtes në provimet e Maturës Shtetërore mbi 6(gjashtë);

 

- nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi;

 

- kanë kryer pagesën e tarifës së aplikimit prej 2000 (dy mijë) lekë në zyrat e Postës Shqiptare apo Bankat e nivelit të dytë nga data 05 qershor 2018 deri më datë 15 korrik 2018

*Fatura për pagesën e tarifës së aplikimit shkarkohet në portalin U-ALBANIA dhe mandati me pagesën e kryer dorëzohet nga maturanti në sekretaritë e shkollës së mesme.


 

Konkursi i pranimit

 

Pas kryesrjes së procesit të aplikimit online, FASTIP do të shpallë listën e aplikantëve të cilët duhet të marrin pjesë në konkursin e pranimit të cilin e zhvillojnë kompanitë partnere si Banka Kombëtare Tregtare, Vodafone Albania dhe Harmonia Hotels-Group. Janë pikërisht këto kompani që do t'ju testojnë në gjuhën angleze për t'ju përzgjedhur si menaxherët e ardhshëm të mirëarsimuar në FASTIP.

 

Datat e konkursit - së shpejti...


 

Flyer - Kriteret e pranimit 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NJOFTIME
  • 05.10.2011

    Kalendari Akademik 2013-2014

    me shume
  • 05.10.2011

    Rregullorja e studimeve dhe provimeve

    me shume
WEBMAIL

E-Mail

Password