Programet e Studimit:
Kompanite Partnere:

Mbi FASTIP


Pyetje:

Ç'është FASTIP-i?

Përgjigje:

FASTIP është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës.

FASTIP ofron studime universitare duale në degët:

  • Menaxhim i Bankave (program në gjuhën angleze)
  • Menaxhim i Hoteleri-Turizëm (program në gjuhën angleze)
  • Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (program në gjuhën angleze)

 

 

Pyetje:

Çfarë ka të veçantë FASTIP-i?

Përgjigje:

Studime universitare të integruara me praktikën (Arsimim universitar dual);

Mësimdhënie në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze;

Mësimdhënie nga profesorë vendas dhe profesorë tëardhur nga universitete europiane dhe më gjerë;

Punësim të menjëhershëm të të diplomuarve;

Studim në kushte bashkëkohore;

Studenti i FASTIP gëzon status të dyfishtë: Student dhe Punonjës i Kompanisë.


 

Pyetje:

Cilët janë profesorët e FASTIP?

Përgjigje:

Mësimdhënia në FASTIP zhvillohet me profesorë vendas dhe me profesorë të huaj të ftuar që vijnë nga universitete europiane apo amerikane në raportet 50% me 50%.               


 

Pyetje:

Çfarë përfiton studenti që studion në FASTIP?                                                

Përgjigje:

Në përfundim të studimeve universitare që zgjasin tre vite, studenti pajiset me diplomë Bachelor (diplomë me 180 ETCS), lëshuar nga Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës;

Përvojë pune në profesion;

Kontratë punësimi nga kompania trajnuese;

Mundësi studimi të mëtejshme në programe Master/Doktoraturë brenda dhe jashtë vendit.

 

 

Pyetje:

Cilat janë kriteret e pranimit në FASTIP?

Përgjigje:

Që të jesh student i FASTIP maturanti/kandidati duhet:

  • Të ketë mestaren e shkollës së mesme mbi 6 (gjashtë);
  • Të ketë notën e anglishtes në provimet e Maturës Shtetërore mbi 6 (gjashtë);
  • Të shpallet fitues në konkursin e pranimit (testim me shkrim në gjuhën angleze dhe intervistë punësimi) që zhvillohet nga kompanitë partnere me FASTIP;
  • Maturanti/kandidati shpallet student i FASTIP nëse kompania që e teston e vlerëson atë nga 1-100 pikë.

 

 

Pyetje:

Nga cilat kompani mund të testohet maturanti/kandidati?

Përgjigje:

Maturantët testohen dhe përzgjidhen me konkurs nga kompanitë partnere të FASTIP-it. Konkursi zhvillohet në datën 20-21 gusht 2018, ora 10:00 në mjediset e FASTIP-it.

Maturanti që ka përzgjedhur programin Meanxhim i Bankave testohet  dhe përzgjidhet nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT).

Maturanti që ka përzgjedhur programin Menaxhim i Hoteleri-Turizëm testohet dhe përzgjidhet nga Harmonia Hotels-Group.

Maturanti që ka përzgjedhur programin Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme testohet dhe përzgjidhet nga Vodafone Albania.

 

 

Pyetje:

Përveç konkurimit në kompanitë partnere të FASTIP-it, ka ndonjë mundësi tjetër për t'u regjistruar në FASTIP?

Përgjigje:

Po. Maturanti mund të konkurojë në çdo kompani tjetër të gjetur prej tij, me kusht që fusha e veprimtarisë së kompanisë së gjetur të jetë e njëjtë me programin e studimit që maturanti përzgjedh.

 

 

Pyetje:

Përkundrejt FASTIP-it, çfarë detyrimesh ka kompania që përzgjedh studentë?

Përgjigje:

Për çdo student të përzgjedhur në çdo vit akademik, kompania ka detyrimin:

  • Të aktivizojë dhe trajnojë studentin në çdo proces pune në kompani;
  • Të vlerësojnë me notë performancën e studentit gjatë trajnimit profesional;
  • Të financojë tre vitet e studimit me tarifën e financimit të pëcaktuar nga Bordi i Administrimit i Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës.


Pyetje:

Përse përdoren financimet e kompanisë?

Përgjigje:

Kompanitë partnere me FASTIP dhe jo vetëm, fitojnë nga FASTIP një punonjës të mirëarsimuar dhe të trajnuar në të njëjtën kohë sipas kërkesave të kompanisë. Për këto arsye financimet e kompanisë shkojnë për pagesën e mësimdhënies dhe akomodimin e profesorëve të huaj të aktivizuar për mësimdhënie në FASTIP.

 

 

Për më tepër informacion na shkruani në info@fastip.edu.al.

 

Gjithashtu na gjeni në Facebook (www.facebook.com/fakulteti.fastip/)  e Instagram (fakulteti_fastip_uamd_official/)

 

 

Udhëzimi nr.01, datë 29.05.2018, "Për zhvillimin e konkursit të pranimit të studentëve në FASTIP, për vitin akademik 2018-2019"

 

 

Flyer - Kriteret e pranimit 


 

 

 

 

 

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NJOFTIME
  • 05.10.2011

    Kalendari Akademik 2013-2014

    me shume
  • 05.10.2011

    Rregullorja e studimeve dhe provimeve

    me shume
WEBMAIL

E-Mail

Password