Programet e Studimit:
Kompanite Partnere:

         F A S T I P           

        Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën

 

 

                                           Njoftim

                                           Njoftim

Ditën e Mërkurë, datë 29 Tetor 2014 ora 17:00 pranë ambjenteve të kompleksit "Harmonia Hotels-Group" Plepa-Golem do të zhvillohet Ceremonia e Diplomimit 2014.


Njoftohen të gjithë diplomantët se nga data 22-24 Tetor 2014 duhet të paraqiten në FASTIP:

  • Për të kryer procedurat e nevojshme për plotësimin e dokumentacionit (pranë Sekretarisë së Fakultetit)
  • Për të tërhequr uniformën e Ceremonisë së Diplomimit (pranë Degës Ekonomike)
  • Për të tërhequr Faturën për Tarifën e Diplomës (pranë Degës Ekonomike ose shkarkohet këtu).

 

 

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.827 datë 11.06.2008 “Për hapjen e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën, pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe për mënyrën e funksionimit të tij në periudhën kalimtare”, i ndryshuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 576 datë 07.08.2012, në fund të këtij viti akademik përfundonte periudhën kalimtare të funksionimit të tij.

 

Vlerësimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për efektivitetin e funksionimit të FASTIP-it është:

  • Vërtetohet plotësisht se FASTIP-i, ka realizuar objektivat e parashikuara kjo, mbështetur në risitë që solli ky fakultet në arsimin e lartë në Shqipëri, në efektivitetin e programeve të studimit që ofroi, në ecurinë e deritanishme të tij si dhe në përvojën e fituar në këto gjashtë vite.

Ministria e Arsimit dhe Sportit me shkresë nr.2335/2 Prot., datë27.06.2014 siguron vijueshmërinë e funksionimit të FASTIP-it tanimë mbi një bazë të re ligjore.

                                                              ...

 

FASTIP-i është një nga shtatë fakultetet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, i cili funksionon në bazë të sistemit dual të arsimimit. 


Veçantia e këtij fakulteti konsiston në:

  • Arsimimin dual (studime të integruara me praktikën)
  • Studimin në kushte bashkëkohore
  • Mësimdhënien në gjuhën angleze
  • Mësimdhënien nga profesorë ndërkombëtarë
  • Punësimin e garantuar të të diplomuarve
  • Studenti i FASTIP-it gëzon status të dyfishtë: Student dhe Punonjës i Kompanisë

Pas përfundimit të programit tre vjeçar të studimit, studenti pajiset me diplomën Bachelor (diplomë me 180 kredite), duke iu krijuar kështu mundësia e studimeve të mëtejshme në programe Master/Doktoraturë brenda apo jashtë vendit.

 

 

Për më shumë :   FASTIP  Video                                  Mbi  FASTIP-in

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NJOFTIME
  • 05.10.2011

    Kalendari Akademik 2013-2014

    me shume
  • 05.10.2011

    Rregullorja e studimeve dhe provimeve

    me shume
WEBMAIL

E-Mail

Password