FASTIP
Ç’është FASTIP-i?
Në Universitetin publik të Durrësit funksionojnë 6 fakultete.Njëri prej tyre është Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP).
Ç’të veçantë ka FASTIP-i?
Në çdo semestër 50% e kohës konsumohet për përgatitje teorike në auditor dhe 50% e kohës pranë kompanive për trajnim praktik. Këtu zbatohet sistemi dual i arsimimit që është histori suksesi në Gjermani. FASTIP-i mbështetet me ekspertë edhe nga qeveria gjermane.
Me çfarë diplome pajisen studentët që mbarojnë FASTIP-in?
Në FASTIP studimet universitare zgjasin 3 vite dhe mbyllen me diplomën Bachelor (diplomë me 180 ETCS kredite).
Kush është profesoriati në FASTIP?
Në FASTIP japin mësim profesorë të huaj që vijnë nga universitete europiane apo amerikane. Profesorët e huaj u japin studentëve njohuritë më të reja shkencore, atë që shumëkush e kërkon duke u arsimuar në universitete jashtë Shqipërisë.
Kush është gjuha e punës në FASTIP?
Mësimi zhvillohet kryesisht në gjuhën angleze.Pak module (lëndë mësimore) zhvillohen në shqip.
Kush është prespektiva e studentëve që kryejnë FASTIP-in?
Pas diplomimit studenti është tërësisht i përgatitur për tregun e punës apo për të vazhdouar studimet e mëtejshme në master brenda apo jashtë vendit. Aktualilsht të gjithë studentët e diplomuar nga FASTIP-i janë të punësuar.
Për t’u rregjistruar në FASTIP
Kush janë procedurat për t’u rregjistruar në njërin nga programet e FASTIP-it?
-Plotësohet formulari A2 duke përzgjedhur programet e studimit të FASTIP-it.
– Studentët fitues i nënshtrohen testimit nga ana e kompanive .
Si konkurohet në kompani?
Testimi është test punësimi, pasi FASTIP-i arsimon studentët që kanë edhe statusin e të punësuarit.
Konkurohet njëlloj si për në arkitekturë?
Po. Ndryshimin qëndron vetëm në atë që për arkitekturë konkursi përmban detyra të ndryshme projektimi ndërsa për në FASTIP konkursi është test punësimi.
Në cilat kompani mund të konkurohet?
Mund të konkurohet në kompanitë partnere të FASTIP-it. Deri tani kompanitë partnere të FASTIP-it janë: Banka Kombëtare Tregëtare (BKT), Raiffeisen Bank, Credins Bank, Teleperformanca, Vodafon.
Nëse ndonjë nga pjestarët e familjes është pronar i një kompanie a lejohet të konkurosh (të punësohesh) në të?
Po. Duhet vetëm që fusha e veprimtarisë së kompanisë të jetë e njëjtë me programin e studimit (degën) që përzgjedh maturanti
Nëse kompanitë partnere të FASTIP-it nuk të shpallin fitues a ka ndonjë mundësi tjetër për t’u rregjistruar në FASTIP?
Po. Maturanti duhet të gjejë në qytetin e vet apo më gjërë një kompani që pranon ta punësojë dhe të mbështesë studimet e tij.
Detyrimet e kompanisë dhe të studentit
Kush janë detyrimet e kompanisë?
Të aktivizojë dhe trajnojë studentin në procese të ndryshme pune në kompani.
Kompania a ka detyrime të tjera?
Po. Kompania ka detyrime financiare të cilat parashikohen në kontratën e bashkëpunimit me FASTIP-in . Aktualisht detyrimet janë 95.000 lekë në vit për çdo student në programet e Menaxhim i NVM dhe HT dhe 1.200 Euro në vit për çdo student në programin e Menaxhim I Bankave .
Çfarë interesi ka kompania të financojë studimet e një maturanti?
Studenti do të jetë i pranishëm në kompani 6 muaj në një vit, për t’u trajnuar dhe për të punuar. Kompania fiton kontributin e tij, ndërsa pas diplomimit fiton një punonjës të kualifikuar dhe me përvojë pune.
Ku përdoren financimet e kompanisë?
Financimet kanë vetëm një destinacion.Përdoren për teknologji mësimdhënieje dhe për të paguar profesorët e ftuar.
Çfarë detyrimesh ka studenti?
Të njëjtat detyrime si çdo student në universitetet publike shqiptare.