Konkursi zhvillohet në datën e caktuar nga Ministria e Arsimit. Të drejtën për të marrë pjesë në konkurs e kanë maturantët që përmban lista e sjellë në UAMD nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.
Konkursi organizohet në mjediset e FASTIP-it dhe zhvillohet nga kompania partnere e FASTIP-it. Personat e caktuar nga kompania (komisioni i konkursit) zhvillojnë testin për njohjen e gjuhës angleze. Nga ky testim përzgjidhen maturantët që do të testohen për punësim. Nga grupi i maturantëve që i nënshtrohen testit të punësimit përzgjidhen fituesit e konkursit.