Ela Golemi është profesore e Makroekonomisë dhe Ekonomisë Ndërkombëtare , anëtare e Departamentit të Shkencave ekonomike, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Prej 11 Tetor 2018 është emëruar Dekane e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën .Ka shërbyer si anëtare e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë dhe anëtare e Komitetit të Auditimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2011-2018. Ka fituar gradën Doktore e Shkencave Ekonomike në vitin 2016 në Universitetin Europian të Tiranës. 12 vitet e para të karrierës i ka në pozicione drejtuese në disa prej bankave kryesore të nivelit të dytë në Shqipëri. Në vitet 2004-2007 ka shërbyer si nënkryetare e Bashkisë Durrës, duke drejtuar departamentin e politikave fiskale, buxhetit, auditimit, ndihmës sociale etj.
Veprimtaria shkencore e saj ka në fokus çështje të stabilitetit financiar të vendit dhe politikat ekonomike të Ballkanit Perëndimor për integrimin në Bashkimin Europian, çështje për të cilat ka shkruar artikuj shkencor dhe i ka publikuar në Revista Shkencore Evropiane. Ka marrë pjesë aktive në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare, simpoziume dhe seminare në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.
Kontakti : egolemi@fastip.edu.al