Edlira Nova (Çollaku) ka kryer studimet e larta universitare në degën “Juridik” dhe studimet pasuniversitare Master në degën “E Drejtë kushtetuese dhe Administrative” pranë Fakultetit të Drejtësisë të Univeristetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Karriera e saj profesionale është e shtrirë në një gamë të gjërë institucionesh publike dhe private. Në sektorin privat ajo ka mbajtur pozicione të ndryshme si: Juriste në kompaninë Euromag 2000 sh.a., Administratore e shoqërisë Fastline sh.p.k., Konsulente ligjore pranë Adria Shipping, etj. Më tej ajo ka zhvilluar karrierën e saj në sektorin e administratës publike si: Specialiste Analize Risku pranë Drejtorisë së Doganës Durrës, Juriste pranë Shoqërisë së Trajtim Studenti Nr.2 Tiranë, Specialist Juriste dhe më tej Regjistruese pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme Durrës. Nisur nga eksperienca e saj e gjatë, që prej muajit Qershor 2018 Znj. Nova është emëruar Administratore e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën.
Kontakti: enova@fastip.edu.al