Dr. Klodian Muço është lektor në Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Fillimisht ka mbaruar Bachelor në Ekonomiks pranë Universitetit të Bergamo-s, Itali. Në vijim ka përfunduar Masterin Shkencor në Ekonomi, Organizim dhe Zhvillim Biznesi në Tregjet Ndërkombëtare. Ai ka mbaruar doktoraturën në Politikat Ekonomike pranë Universitetit të Insubria-s, Itali. Visiting researcher në Universitetin e Maceratës, Itali dhe Post Doktoraturë në Universitetin e Friburgut në Zvicër.
Më parë, ai ka mbajtur pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Politikave Ekonomike dhe Turizmit në Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
Dr. Klodian Muço shkruan kryesisht mbi problemet e zhvillimit ekonomik dhe rolit të korrupsionit në ekonomi, ai është autor dhe bashkë-autor i mbi 30 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet e tij ndër të tjera përfshijnë: The determining factors of the delocalization of italian companies to the balkan area (2019); Crescita economica e corruzione: quale impatto nei paesi balcanici (2019). The impact of foreign direct investment on the productivity of the balkan countries (2018); The impact of state intervention in the economic development (2016); The role of human capital in the economic development and social welfare In Albania (2016); The impact of state intervention in the economy: does austerity encourage development or lead to poverty trap? (2015); Albanian economic policies on foreign direct investments during 1990-2010 (2015); Albanian EU integration and its economic convergence in the agricultural sector (2015); Albanian integration into CEFTA and its impact on trade diversion (2015); Economic relations between Italy and the Balkan region (2014); Transition analysis and the economic development of Albania during the post-transition period (2014); Albanian Industry problems and perspectives, in front of the crisis and international labor allocation (2014); Albania’s trade specialization and its economic growth perspective in the future (2014).
Kontakti: kmuco@fastip.edu.al