Si të bëhesh Student në FASTIP
Të bëhesh student në FASTIP, do të thotë të përzgjidhesh nga një kompani partnere, e cila merr përsipër të mbështese financiarisht studimet e studentit në fakultet, si edhe t’i ofrojë kushtet për të kryer praktikën gjatë ciklit të studimeve.
Kandidatë për të qënë student të FASTIP-it janë të gjithë maturantët që kanë përfunduar me sukses maturën shtetërore me notë mesatare mbi 6 dhe notën në anglisht mbi 6. Për të vazhduar studimet në FASTIP maturanti aplikon njëlloj si për çdo fakultet tjetër në universitetet shqiptare.
Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes kalon në disa hapa:
Hapi I
Maturanti aplikon për degën e preferuar në FASTIP me anë të formularit A2 duke u bërë një aplikant në degën respektive të studimit.
Hapi II
Aplikanti merr pjesë në testimin me shkrim të organizuar nga kompanitë partnere.
Hapi III
Aplikantët me performancë të mirë në testimin me shkrim, merren në intervistë pune nga kompania partnere.
Hapi IV
Kompanitë shpallin emrat fitues në programin respektiv të studimit.
Aplikantët fitues regjistrohen në FASTIP.
Kompanitë lidhin marrëveshjet e bashkëpunimit me studentët, si dhe me fakultetin.