FASTIP-i është i vetmi fakultet në Shqipëri që garanton punësim të sigurtë dhe të shpejtë. Statistikat ndër vite dëshmojnë se në muajin e parë pas diplomimit punësohen:
- 100% e studentëve të degës Menaxhim Bankar Studentët;
- 92% e studentëve të degës Menaxhim i Ndërmarjeve të Vogla dhe të Mesme; dhe
- 99% e studentëve të degës Hoteleri-Turizëm
FASTIP-i në 11 vjet histori numëron 261 studentë të diplomuar me notë mesatare mbi 8, nga të cilët 184 në Programin Menaxhim Banke, 53 në Programin e Menaxhimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe 23 në Programin Menaxhim Hoteleri – Turizëm.
Partneriteti i FASTIP me biznesin.
FASTIP ka arritur të ketë një partneritet të konsiderueshëm me kompanitë që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në mjedisin shqiptar, si Banka Kombëtare Tregtare, Banka Raiffeisen, Banka Credins, Union Bank, Fondi Besa, ProCredit, Tirana Bank, Vodafon Albania, AMC, Eagle, Harmonia Hotels Group, Hotel Romana, Teleperformanca, Kompania Lilaj, Fastech Shpk, Arfa Shpk, Erisoni Company Shpk.
Tre partnerët kryesor ndër vite të FASTIP janë Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Vodafone Al dhe Harmonia Hotels Group.
Vihet re se ndër vite kanë qënë dhe nje sërë bankash të tjera apo firmash të ndryshme që kanë partnere te FASTIP , por që bashkepunimi i tyre është mbyllur në vitin akademik 2012-2013.