Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) është një nga gjashtë Fakultetet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD). FASTIP-i nisi si një risi në arsimin e lartë publik në Shqipëri.Krijimi dhe funksionimi i tij u iniciua me një Vendim te Këshillit të Ministrave të posacëm, bazuar në bashkëpunimin ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet arsimit profesional”
– Vendim i Këshillit të Ministrave nr.827, datë 11.06.2008 “Për hapjen pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) dhe për mënyrën e funksionimit në periudhën kalimtare“. Pas përfundimit me sukses të periudhës kalimtare në lidhje me mënyrën e funksionimit, Senati Akadamik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës ,bazuar në nenin 129 të Ligjit Nr.80/2015, datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” mori Vendimin Nr. 20, datë 12.10.2016 që FASTIP të përshtatet si një nga Njësitë Kryesore të UAMD-së.