Studimet në programin Menaxhim i Bankave zgjasin 3 vjet dhe studenti në fund pajiset me një Diplomë Bachelor me 180 kredite të lëshuar nga Universiteti “Aleksandë Moisiu” Durrës, i akredituar që prej vitit 2017. Çdo semestër zgjat 6 muaj dhe ndahet në fazën teorike dhe atë praktike, me nga 3 muaj secila. Në programin e studimit Menaxhim i Bankave në FASTIP, të paktën 60% e lëndëve zhvillohen në gjuhën angleze nga lektorë të huaj, gjë që i jep mundësi studentëve të fitojnë njohuritë dhe eksperiencën e një arsimimi europian.
Njohuritë e fituara gjatë fazave teorike të studimeve dhe eksperienca praktike e përfituar gjatë trajnimeve profesionale në bankat mbështetëse, u japin studentëve aftësitë të njohin proçeset bazë të organizimit, planifikimit, kontrollit dhe menaxhimit të punës në banka. Ata gjithashtu zotërojnë njohuri të detajuara në financë, marketing, drejtim, shitje dhe shpërndarje, të cilat janë në gjendje t’i aplikojnë në zgjidhjet praktike të problemeve komplekse të bankave. Të diplomuarit nga ky program studimi kanë mundësinë të fillojnë një karrierë të menjëhershme në pozicionin e manaxhimit të mesëm me një gamë të gjërë në fusha të ndryshme të menaxhimit të bankave. Programi i studimit Menaxhim i Bankave ka një përqindje thuajse maksimale (98%) të punësimit të studentëve mbas diplomimit në kompanitë që i kanë mbështetur gjatë 3 viteve të studimit, ku edhe kanë kryer trajnimet profesionale. Shkarko Kurrikulen