Marsida Vishkurti është diplomuar për Ekonomi në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Që nga viti 2013 punon si Koordinatore për për programet e studimit Menaxhimin e NVM-ve dhe Menaxhim i Hoteleri-Turizëm në FASTIP, si dhe lektore me kohë të pjesshme për lendët e Mikroekonomisë dhe Makroekonomisë në Universitetin Aleksandër Moisiu, Durrës. Ajo ka marrë pjesë në mënyrë aktive në konferenca dhe evente që synojnë të fuqizojnë të rinjtë dhe të inkurajojnë sipërmarrjen e të rinjve. Duke punuar me të rinjtë si dhe me përvojën në orientimin, koordinimin dhe menaxhimin e të rinjve, ajo është shumë e përkushtuar për motivimin dhe zhvillimin e të rinjve.
Kontakti: mvishkurti@fastip.edu.al