Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) është i pari dhe i vetmi fakultet në Shqipëri ku integrohen në raporte të barabarta studimet akademike me praktikën profesionale.Eshte i vetmi Institucion i Arsimit të Lartë Publik në Shqipëri, që e zhvillon mësimin në 70% të moduleve në gjuhën angleze dhe që mësimdhënia realizohet kryesisht nga pedagogë të huaj. Modeli i FASTIP-it bazohet në konceptin e suksesshëm të studimit dual, praktikuar për herë të parë nga Akademitë Profesionale në Landin e Baden-Würtemberg, Gjermani. Karakteristikë thelbësore e këtij Fakulteti, çka përbën edhe filozofinë e tij të funksionimit është: kombinimi i njohurive akademike të fituara në auditoret e Fakultetit me trajnimin profesional drejtpërdrejtë në sipërmarrje . Aktualisht FASTIP-i ofron tri programe studimi të ciklit të parë, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, në përputhje me Sistemin
Europian të Transferimit të Krediteve (ECTS):
- Menaxhim i Bankave;
- Menaxhim Ndërmarjeve të Vogla e të Mesme
- Menaxhim Hoteleri Turizëm
Menjëherë pas përfundimit të programit tre vjeçar të studimit, studenti i FASTIP-it përfiton:
- Diplomën Bachelor– diplomë me 180 kredite (ECTS) lëshuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, e cila i lejon të vazhdojë studimet në programin Master brenda apo jashtë vendit, apo punësimin kudo në botë.
- Kontratën e punës nga kompania ku ka zhvilluar trajnimin profesional për tre vite me rradhë në bazë të performancës akademike dhe trajnimit praktik.