MISIONI
Të ofrojë arsimin universitar të integruar me praktikën profesionale drejtëpërdrejt në sipërmarrje.
Nëpërmjet:
– Formimit teoriko-shkencor të studentëve: Kjo arrihet duke ftuar lektorë të huaj dhe vendas, të specializuar në fushat përkatëse të studimit.
– Trajnimit praktik të studentëve: Çdo student i FASTIP-it ka status të dyfishtë: edhe student edhe punonjës i një kompanie ku për tre vite me rradhë kryen trajnimin profesional.
– Përmbushjes së kërkesave të biznesit: FASTIP në gjithë veprimtarinë e tij i shërben biznesit duke i ofruar punonjës të specializuar dhe me formim ndërkombëtar sipas nevojave të tij.
– Përshtatjes së kërkesave të tregut të punës: Programet e studimit të FASTIP-it janë koherente me kërkesat e tregut të punës dhe ndërtohen në bazë të sugjerimeve të bizneseve partnere e më gjërë.
– Partneritetit kombëtar dhe ndërkombëtar: Rrjeti i partnerëve vendas në vijim pritet të jetë në rritje të dukshme. FASTIP-i është i hapur edhe ndaj bashkëpunimit me partnerë të huaj në kuadër të lidhjes së marrëveshjeve me Universitete që ofrojnë modele të ngjashme studimi dhe kompani trajnuese.
– Arsimimit të studentëve kryesisht në gjuhën e huaj: Studentët e FASTIP-it kanë dhe do të vazhdojnë të përdorin gjuhën angleze si gjuhë pune. Bashkë me diplomën Bachelor studentët e FASTIP-it fitojnë edhe aftësi të përdorin lirshëm në shfrytëzim literature apo në komunikim gjuhën angleze.
VIZIONI
Përgatitja e profesionistëve të rinj, me metoda të avancuara të mësimdhënies së orientuar në praktikë, në bashkëpunim me biznesin.
Studimet duale universitare në FASTIP-it synojnë t’u përafrohen standardeve dhe metodave më të avancuara të mësimdhënies e mësimnxënies modelit të studimeve duale në vendet evropiane, duke vjelur dituri të përgjithshme dhe zhvillim aftësish e shkathtësish profesionale nga modeli që vetë lektorët e ftuar të huaj apo shqiptar ofrojnë për brezat e rinj në FASTIP. Kjo nënkupton bërjen e hapave të mëdhenj për të arrritur bashkëpunim arsimor me jashtë, binjakëzime apo lidhje marrëveshjesh bashkëpunimi në kuptim të shkëmbimit të përvojave të trajnimit praktik, shkëmbimit të studentëve dhe stafit nëpërmjet organizimit të shkollave verore dhe pjesëmarrjes së ndërsjelltë të studentëve në këto shkolla që implementojnë sistemin dual të arsimimit.