Dr. Vaeld Zhezha është lektor pranë Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai zotëron një diplomë të integruar pranë Fakultetit të Menaxhimit, me specializim në “Menaxhim Projektesh”, nga Universiteti “Academy of Economic Studies, Bukuresht, Rumani si dhe një diplomë bachelor në Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ai mban gradën shkencore “Doktor”, specialiteti “Politika dhe qeverisje në Evropë”,të përfituar pranë Institutit të Studimeve Evropiane të Universitetit të Tiranës. Më pare ai ka mbajtur pozicionin e këshilltarit pranë Ministrit të Mjedisit.
Dr. Zhezha është bashkë-autor i një teksti mësimor “E drejta e konkurrencës në Bashkimin Evropian dhe në Shqipëri”, Tiranë 2016. Ai është dhe autor/bashkëautor i shumë publikimeve në revista shkencore dhe referees/ bashkëreferues në shumë konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet e tij si autor i pare ndër të tjera përfshijnë: “Competition Policy in Albania”, prezantua rnë “International Conference on Social Sciences”, 2015, pranë SüleymanŞah University, Istanbul, Turkey; “Market regulation in Albania from the first years of transition until today”,prezantuar në “Second annual conference of the Balkan sociological forum”, 2012, në Sofia, Bullgari; “Sources of competition law in the European Union”, 2014, prezantuar në konferencën ndërkombëtare “Shteti, Shoqëria, e Drejta: Bashkëpunimi Rajonal” – “The State, Society and Law: Regional operation”, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës; “An overview on control of concentrations in Albania”, Rivista Giuridica Italiana Diritto&Diritti, ISSN 1127-8579, Itali; “A general view on the new document on competition policy drafted by the Albanian competition authority”, Revista “Illyrius Internationa Review”, ISSN 2225-2894, Universiteti “Sapienza” i Romës, Itali.; “Analiza e disa aspekteve të ligjit dhe politikës të konkurrencës”, Revista Shqiptare Social Ekonomike.
Kontakti : vzhezha@fastip.edu.al