Ralf Kashari
Diplomuar : Shtator 2012
Pozicioni aktual: Drejtor Dege, BKT
Unë jam Ralf Kashari, ish student i FASTIP në vitet 2009-2012, dega Menaxhim Bankar. Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktiken më dha mundësinë të ndiqja leksione me Pedagoge të huaj dhe shqiptarë të zgjedhur, ku njëkohesisht mund të perfitoja nga eksperiencat e tyre globale, si dhe të studioja metodat bashkëkohore të ekonomise dhe menaxhimit bankar. Ana tjeter e medaljes është praktika në bankën më të madhe në Shqipëri, BKT. Me mbarimin e studimeve, vetem 21 vjec, pata fatin të nis menjehëre pune si auditor i brëndshëm dhe aktualisht jam në pozicion Drejtues Dege. FASTIP do ja sugjeroja të gjithë maturanteve sepse karriera jote është një hap para të gjithe brezit tënd.
Klejdi Fetahu
Diplomuar : Shtator 2014
Pozicioni aktual: Specialiste Burimeve Njerëzore, Vodafone Albania
Unë jam Klejdi Fetahu, kam përfunduar studimet në Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën në degën e Menaxhimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.
Ky program studimi, përvec cilësise së lartë të edukimit dhe kushteve shumë të mira të studimit, më dha mundësine e një praktike të pervitshme pune 6 mujore në nje nga kompanitë më të mira të telekomunikacionit në Shqipëri, Vodafone Albania.
Formimi I fituar përgjatë gjithë këtyre viteve në këtë fakultet, bëri të mundur edhe aplikimin tim dhe pranimin me sukses në programin Graduate. Që nga viti 2014, unë jam pjesë e Vodafone në departamentin e Burimeve Njerëzore, aktualisht në rolin Analiste e Shërbimeve.
Pa dashur të zgjatem më tej, doja të falenderoja nga zemra këtë institucion për të gjitha mundësitë dhe kushtet që I ofron studentëve sot për një të ardhme më të mirë. Faleminderit!
Amanda Tase
Diplomuar: 2013
Pozicioni aktual: Senior Group Finance Specialist.
Unë jam Amanda Tase, kam ndjekur degën Menaxhim Banke në FASTIP si studente e bankës Credins. Ne vitin 2013 jam diplomuar si studentja më e mirë e vitit dhe prej 5 vitesh punoj pranë kompanise Local Eyes Albania ku momentalisht mbaj pozicionin Senior Group Finance Specialist.
Eksperienca multinacionale nga mësimi me profesorë të huaj në FASTIP kanë qenë një kontribut tepër i vlefshëm në karrierën time pranë një kompanie ndërkombëtare.
Xhudiljana Pole
Diplomuar : Shtator 2017
Pozicioni actual : Menaxhere, Harmonia Hotels Group
Zgjedhja për te qënë pjesë e FASTIP nuk ka qënë e rastësishme, por një zgjedhje e studiuar shumë mirë nga unë dhe familja ime.
Rrugëtimi im në FASTIP dhe në kompaninë e sukseshme tashmë prej më shumë se tetë vitesh në treg Harmonia Hotels Group ka qëne një rrugëtim i bukur, i mbushur me sfida dhe me shumë njohuri teorike dhe praktike të gërshetuara mjaft mirë me njëra-tjetrën.
Tashmë jam e punësuar pranë Harmonia Hotels Group në pozicionin e menaxheres të një prej hoteleve me katër yje që kjo kompani zotëron.
Vendimi për të qëne pjesë e FASTIP ka qëne vendimi më i mirë që kam marrë. Uroj që cdo student para se të zgjedhë një universitet të bëjë kërkime për FASTIP dhe të mirat që ky fakultet ofron.
Denis Muco
Diplomuar : Shtator 2013
Pozicioni aktual: Drejtor Dege, BKT
Unë jam Denis Muço. Kam përfunduar studimet në “Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën”, “FASTIP”, dega “Menaxhim Banke”, si student i Bankes Kombetare Tregtare (BKT).
Gjatë 3 viteve që kam studiuar në këtë fakultet kam pasur mundësinë që përveç anës teorike, të shikoj dhe të prek nga afër mënyrën e punës në degë dhe departamente të ndryshme në BKT, gjë të cilën e konsideroj si një nga eksperiencat më të vlefshme që mund të ketë një student për fillimin e një karriere të suksesshme. FASTIP më ka ofruar kushte shumë të mira studimi dhe cilësi të lartë mesimdhenie, e ndërthurrur kjo me eksperiencen e profesorëve të huaj. Pas përfundimit të studimeve në vitin 2013 fillova punë në departamentin e Auditit të Brendshëm, ndërsa që nga muaji Shtator 2018 mbaj pozicionin e Drejtorit, në një nga deget e BKT.
Tina Hysa
Unë jam Tina Hysa, e diplomuar në vitin 2013 në Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën për degën Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme. Rrugëtimi i ri dhe i panjohur për mua, u kthye në eksperiencën më të suksesshme të edukimit universitar. FASTIP më dha mundësinë të studioja në Shqipëri dhe njëkohësisht të fitoja një formim ndërkombëtar falë programit të studimit dhe pedagogëve nga e gjithë bota. Praktika gjatë tre viteve të shkollës më përgatiti profesionalisht për të përballuar sfidat e te ardhmes në tregun e punës, dhe sot punoj në nga institucionet financiare me të rëndësishme në vend.
Falenderoj FASTIP-in për risinë e cilësinë që solli në sisitemin e edukimit, dhe i rekomandoj studentët e rinj ta shohin Fastipin si zgjedhjen më të mirë të shkollimit të tyre.
Dori Jano
Diplomuar : Shtator 2011
Pozicioni aktual: Asistent Drejtues në njësinë e shitjeve, BKT
Fakulteti I Studimeve të Integruara me Praktiken ka qenë deri diku një ëndërr e bëre realitet për mua. Gjatë kohës së studimeve, të gjithë njohurite e marra në fazën teorike mund ti zbatoja fare mirë dhe fare thjesht në ambjentin e punës dhe deri diku I gjithë ky proces që prej fillimit të tij më ka ndihmuar e zhvilluar personalisht dhe profesionalisht për të qenë sot në pozicionin aktual të punës.