Rekrutimi i Studentëve
a)Përmes Maturës Shtetërore
Kandidatë për të qënë student të FASTIP-it janë të gjitha maturantët që kanë
përfunduar me sukses maturën shtetërore me notë mesatare mbi 6 dhe notën në
anglisht mbi 6. Për të vazhduar studimet në FASTIP maturanti aplikon njëlloj si për
çdo fakultet tjetër në universitetet shqiptare.
Përvec kësaj, rekrutimi i studentëve të FASTIP-it bëhet me konkurs. Konkursi
zhvillohet tërësisht nga kompania. Konkursi përmban test për njohjen e gjuhës
angleze dhe test punësimi.
Lista e maturantëve që aplikojnë për në FASTIP hartohet nga Ministria e Arsimit
Sportit dhe Rinisë.
b)Testit të Gjuhës Angleze dhe Testit Punësimit
Konkursi zhvillohet në mjediset e FASTIP-it në datën e caktuar nga Ministria e
Arsimit. Të drejtën për të marrë pjesë në konkurs e kanë maturantët që përmban lista
e sjellë në UAMD nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.
Konkursi organizohet në mjediset e FASTIP-it dhe zhvillohet nga kompania partnere
e FASTIP-it. Një element shumë i rëndësishëm në suksesin e metodologjisë që
zbatohet në FASTIP është formula e rekrutimit të studentëve. Konkursi “gjuhë
angleze dhe test punësimi” i organizuar nga administrata e FASTIP-it dhe i zhvilluar
tërësisht (nga hartimi i testeve deri në vlerësimin përfundimtar) nga komisionet e
ngrituara nga kompanitë partnere të FASTIP-it ka sjellë një frytshmëri të lartë të
metodologjisë së arsimimit universitar dual. Përzgjedhja nga biznesi e studentëve që
rekruton FASTIP-it ka bërë që drejtuesit e kompanive të kenë një ndjenjë
përgjegjshmërie të lartë për trajtimin e studentëve. Çdo student konsiderohet si pjesë
organike e kompanisë dhe trajtohet si një i punësuar në kompani me të drejta dhe
detyrime të njëjta me çdo punonjës definitiv të kompanisë.
Personat e caktuar nga kompania (komisioni i konkursit) zhvillojnë testin për njohjen
e gjuhës angleze. Nga ky testim përzgjidhen maturantët që do të testohen për
punësim. Nga grupi i maturantëve që i nënshtrohen testit të punësimit përzgjidhen
fituesit e konkursit. Lista e fituesve dërgohet me shkresë zyrtare në FASTIP.
III.3 Trajnimi Praktik
Gjatë periudhës së trajnimit profesional studenti i FASTIP është i punësuar në
kompani. Gjatë kësaj periudhe studenti monitorohet dhe udhëzohet në mënyrë të
vazhdueshme nga një punonjës i caktuar nga kompania.
Gjatë periudhës së trajnimit praktik, për çdo semestër, studenti përgatitit një detyrë
kursi, tematika e së cilës përcaktohet nga fakulteti dhe është e lidhur ngushtësisht me
zbatimet e njohurive teoriko-shkencore. Përgatitja e saj udhëhiqet nga një person i
caktuar nga FASTIP dhe konsultohet në mënyrë të pashmangshme nga specialistë të
kompanisë.
Për çdo semestër, në përfundim të periudhës së trajnimit profesional studenti
vlerësohet me notë. Nota është sintezë e notës për performancën në punë dhe e notës
për cilësinë e përgatitjes së detyrës së kursit.
Kjo metodologji është efektive pasi pasqyron njohuritë teorike shkencore të
ndërthurura me ato praktike të zbatuara në vendin e praktikës.
III.4 Mësimi në Gjuhën Angleze dhe Lektorët e Huaj
Mësimdhënia në gjuhën angleze dhe aktivizimi i stafit akademik të huaj është një
element që i jep vlera të shtuara procesit mësimor akademik në FASTIP. Profesorët e
huaj të aktivizuar me kontratë të përkohshme bashkë me kontributin e tyre për
përgatitjen e studentëve transmetojnë njohuritë më të reja shkencore dhe zbatojnë
metodika që zbatohen në univerisitet e tyre duke siguruar kështu një mësimdhënie në
koherencë me mësimdhenien në universitet europiane dhe më gjërë. Bazuar edhe në
ecurinë e deritanishme të FASTIP, rezulton se profesorët e huaj u japin studentëve atë
që shumëkush në Shqipëri e kërkon duke u arsimuar në universitete jashtë Shqipërisë.
Aktivizimi i stafit akademik të huaj është një kërkesë e vlerësuar si tepër e
rëndësishme dhe e panegociueshme e kompanive partnere të FASTIP-it. Madje,
plotësimin e kësaj kërkese përfaqësuesit e kompanive partnere shpesh e kushtëzojnë
me vazhdimësinë ose jo të financimit të studimeve dhe të trajnimit profesional të
studentëve të FASTIP-it.
Në FASTIP kanë dhënë mësim dhe vazhdojnë të japin profesorë të ardhur nga
universitetet e njohura europiane dhe universitete amerikane. Profesorët e huaj që
aktivizohen në FASTIP paguhen përtej nivelit të pagave sipas Vendimit nr 27, date
27.04.2018 të Bordit të Administrimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”.
III.5 Kurrikula
Në fillimet e tij FASTIP ka punuar me të të njëjtat kurikula me të cilat punonte dhe
Akademia Profesionale Mosbach në Baden Würtemberg. FASTIP ofron lëndë që
shtrihen në dy ose tre javë kalendarike.
Kurikulat me të cilat punonte FASTIP në fillimet e tij kishin nevojë emergjente për tu
përshtatur me mënyrën e funksionimit të FASTIP-it dhe kërkesat aktuale që kishte
biznesi në tregun e punës. Në procesin e përshtatjes së kurikulës në vitin 2011 morën
pjësë aktorë dhe grupe interesi të ndryshëm si:
Kompania konsulente Gjermane, GOPA,
Bizneset e ndryshme, mbështetës të programit të studimit,
Stafi i FASTIP-it
Profesorë të ndryshëm të Universtetit të Durrësit dhe më gjërë.
Kurikula e miratuar në vitin 2011 arrinte standardin kryesor, që ishte akreditimi
ndërkombëtar. Ekspertët e kompanisë GOPA së bashku me stafin e FASTIP rishikuan
kurrikulën dhe përshtatën ate në bazë të studimit mbi kërkesat e tregut të punës. Këto
kurikula në vlerësimin e ekspertëve gjermanë, gjithashtu plotësojnë kushtet e
akreditimit ndërkombëtar. Në morinë e kërkesave për akreditim të programeve të
FASTIP-it nuk u arrit të plotësohej kushti për staf akademik full-time. Të gjitha
ndryshimet e sugjeruara nga bizneset u implementuan dhe filluan të jenë në funksion
nga viti akademik 2011-2012 deri në ditët e sotme.
Në Qershor 2018, bazuar në VKM Nr.41, datë 24.01.2018 “Për elementët e
programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë”, kurikula iu
nënshtrua proçesit të riorganizimit. Të gjitha ndryshimet që janë kryer janë në
përputhje me Vendimin 41, i cituar më lart që ndan lëndët në Kategoritë A, B, C, D, E
ku tipi i komponentit mësimor ndahet në: Lëndë Bazë; Lëndë Karakterizuese; Lëndë
Ndërdisiplinore/Integruese; Lëndë Plotësuese; dhe Detyrime Përmbyllëse.